Dedikuar përsosmërisë
Tirana International Hotel & Conference Centre është 'Hoteli dhe Qendra e Konferencave' më e madhe dhe më prestigjoze në Shqipëri, i pozicionuar në sheshin Qendror të Tiranës. Duke kombinuar një pozicion vërtet strategjik dhe një pamje mbresëlënëse të kryeqytetit të Shqipërisë, ju garantojmë një qëndrim të paharruar. Ky hotel me '4 yje superior' ofron luksin dhe shërbimin e tij më të mirë.
Si një pjesë shumë e rëndësishme e Qendrës së Tiranës, ai ndodhet pranë pikave më atraktive historike dhe kulturore të qytetit, si: Kalaja e Tiranës, Muzeu Kombëtar, Teatri i Operas dhe Baletit, Galeria e Arteve dhe institucioneve kryesore si: Parlamenti, Ministritë, Banka e Shqipërisë, Bashkia e Tiranës.
Përzgjidhni me zgjuarsi hotelin ku do të qëndroni!
Akomodimi në një nga Dhomat dhe Suitat e Hotelit është një eksperiencë unike, me një pamje të mrekullueshme mbi qendrën e Tiranës. Dhurojini vetes komoditetin e dhomave Deluxe dhe shijoni pamjen spektakolare të Sheshit Skënderbej apo Bulevardit, në mes të luksit, për një qëndrim të paharrueshëm.
Një eksperiencë në zemër të mikpritjes shqiptare.
Konferenca dhe Evente
Qendra e vetme e Konferencave në Shqipëri, si dhe destinacioni perfekt për të mirëpritur çdo takim, konferencë apo event. Nuk ka rëndësi madhësia apo qëllimi, nga konferencat te panairet, nga banketet deri te kongreset, nga festimet e deri te ceremonitë e çdo lloji, me teknologjinë më të avancuar dhe shërbimin cilësor të kateringut, do t'ju ndihmojmë ta bëni eventin tuaj të paharrueshëm.
17 salla konferencash multifunksionale në një hapësirë totale prej 3000 m², të dizenjuara dhe arreduara me kujdes
të veçantë ndaj detajeve. Me kapacitet deri në 2200 persona, të gjitha sallat kombinojnë funksionalitetin, stilin dhe
teknologjinë më të fundit me shërbimin më të lartë dhe profesional.
Pajisje të teknologjisë së fundit, ato të përkthimit simultan deri në 8 gjuhë, kabinat e përkthimit të inkorporuara në sallat e mëdha, si dhe kabinat
e lëvizshme të çertifikuara sipas standarteve europiane ISO.
Mundësi të shumta zgjedhjesh, standartet më të larta të mikpritjes dhe shërbimit na bëjnë Lider në Shqipëri për konferenca dhe evente.