Pronar dhe Drejtor i Përgjithshëm
Profili: Jurist
Shoqëria GECI Sh.p.k, për realizimin e projekteve ka në dispozicoin
një staf profesional me eksperiencë dhe shumë të përkushtuar në zbatim dhe projektim.
Stafi drejtues teknik është i përbërë nga 22 persona që ndjek dhe drejton zbatimin e punimeve që shoqëria realizon.
Në këtë staf përfshihen disa inxhinier të fushave të ndryshme për:
•Ndërtimin e rrugëve,
•Ndërtime civile e industriale,
•Ndërtime elektrike,
•Ndërtime hidroteknike,
•Ndërtime e punime gjeologjike,
•Punime mekanike,
•Punime topografike.
Gjithashtu, shoqëria Geci Sh.p.k ka në stafin e saj teknikë dhe specialistë me përvojë të gjatë në fushën e zbatimit.
Në zbatim të projekteve dhe angazhimeve kontraktuale shoqëria ka mesatarisht 200 persona të punësuar. Ndërsa në periudha me intesitet të lartë pune ky numër shkon mbi 500 persona.
Shoqëria GECI Sh.p.k në shërbim të menaxhimit të aktiviteteve të saj në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë ka departamente ku janë të punësuar punonjës të profileve:
financier, jurist, avokat, ekonomist, marketier etj.