Në fushën e ndërtimeve
Aktiviteti kryesor i shoqërisë GECI Sh.p.k është në fushën e ndërtimit të infrastrukturës. GECI sh.p.k ka filluar aktivitetin
në vitin 1994 dhe gjatë kësaj periudhe ka përmbyllur me sukses kontrata të natyrave të ndryshme kryesisht në:
- Ndërtime rrugë, autostrada, ura, sistemim asfaltime, mirëmbajtje rugësh, ndërtime landfill etj.
- Ndërtime civile e industriale, rikonstruksione objektesh, pajisjen me instalimet përkatëse elektrike, hidrosanitare etj.
- Ndërtime ujësjellësash, depo uji, linja transmetimi e furnizimi, kanalizime etj
Shoqëria GECI sh.p.k ka në pronësi të saj më shumë se 200 mekanizma, mjete dhe makineri, të cilat bëjnë të mundur realizimin
me sukses të projekteve në fushën e ndërtimit.
Gjatë aktivitetit të saj disavjeçar të projekteve të ndryshme, GECI sh.p.k ka ndërtuar mbi 500km rrugë nacionale, ura, mbikalime dhe nënkalime të ndryshme,
me xhiro mbi 200milion Euro në fushën e infrastrukturës.
Në fushën e Hoteleri - Turizëm
Që prej vitit 2004, GECI sh.p.k ka qenë një prej aksionerëve kryesorë të hotelit "Tirana International Hotel & Conference Centre".
Në vitin 2011, GECI sh.p.k, me pronar të vetëm Z. Ram Geci, bleu 100% të aksioneve. Sipas vlerësimit të kryer nga kompani ndërkombëtare, vlera totale e
Tirana International Hotel & Conference Centre është mbi 50milion Euro.
Tirana International Hotel & Conference Centre ofron shërbime në:
Hoteleri
Organizime Evente dhe Konferenca
Restorante
Bar
Jo vetëm ndërtim
Një numër të konsiderueshëm paisjesh si: instrument për provat e ngarkesave statike, instrument matjen e të dhënave rrugore, gjenerator trefazor e një-fazor, pompa uji, matrapik, miksera, vibrator,aparate saldimi, pajisje për lidhje plastike , skeleri etj.
Të sukseshëm në fusha të tjera
Që prej vitit 2004 GECI Sh.p.k ka qenë një prej aksionerëve kryesor të Hotelit dhe Qendres së Konferencave më të madhe në Shqiperi, “Tirana International Hotel & Conference Centre”.
Projekte elitë
Gjatë aktivitetit të saj disa vjecar GECI Sh.p.k ka ndërtuar mbi 400 km rrugë nacionale, rreth 500 m linear ura të hapësirave të ndryshme, dhe xhiro mbi 100 milion Euro në fushën e infrastrukturës.