PROFILI I KOMPANISË
INFORMACION
|
FUSHAT TONA
NDËRTIME RRUGË DHE AUTOSTRADA
NDËRTIME URA
UJËSJELLËSA DHE KANALIZIME
NDËRTIME CIVILE DHE INDUSTRIALE
HOTELERI TURIZËM
AKTIVITETI I KOMPANISË
NË FUSHËN E NDËRTIMEVE
Aktiviteti kryesor i shoqërisë GECI Sh.p.k është në fushën e ndërtimit të infrastrukturës. GECI sh.p.k. ka filluar aktivitetin në vitin 1994 dhe gjatë kësaj periudhe ka përmbyllur me sukses kontrata të natyrave të ndryshme kryesisht në:
Ndërtime rrugë, autostrada, ura, sistemim asfaltime, mirëmbajtje rrugësh, ndërtime landfill etj.
Ndërtime civile e industriale, rikonstruksione objektesh, pajisjen me instalimet përkatëse elektrike , hidrosanitare etj.
Ndërtime ujësjellësash, depo uji, linja transmetimi e furnizimi, kanalizime etj.
Shoqëria GECI Sh.p.k ka në pronësi të saj më shumë se 150 mekanizma, mjete dhe makineri të cilat bëjnë të mundur realizimin me sukses të projekteve në fushën e ndërtimit.
Gjatë aktivitetit të saj disa vjecar GECI Sh.p.k ka ndërtuar mbi 400 km rrugë nacionale, rreth 500 m linear ura të hapësirave të ndryshme, dhe xhiro mbi 100 milion Euro në fushën e infrastrukturës.
NË FUSHËN E HOTELERI-TURIZËM
Që prej vitit 2004 GECI Sh.p.k ka qenë një prej aksionerëve kryesor të Hotelit dhe Qendres së Konferencave më të madhe në Shqiperi, “Tirana International Hotel & Conference Centre”.
Në vitin 2011 GECI Sh.p.k me pronar të vetëm Z. Ram Geci bleu 100% të aksioneve të Tirana International Hotel & Conference Center. Sipas vlerësimit të kryer nga kompani ndërkombëtare, vlera totale e Tirana International Hotel & Conference Centre është mbi 50 milion Euro.
Tirana International Hotel & Conference Centre ofron shërbime në:
Hoteleri
Organizim Evente dhe Konferenca
Restorante
Bar
SPA Center: Fitness, Pishina, Sauna, etj.